Ballina Aktualitet Panik në Elbasan/ Zjarr i madh në rafinerinë e naftës, 3 zjarrfikëse...

Panik në Elbasan/ Zjarr i madh në rafinerinë e naftës, 3 zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë rafinerinë e naftës në Elbasan.

Tymi dhe flakët kanë pushtuar një hapësirë të madhe pasditen e sotme.

Tri automjete të shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ende të paqarta shkaqet se pse ka rënë zjarri. Rafineria e Naftës prej kohësh është një nga ndotësit më të mëdhenj të Elbasanit.

Shefi i shërimit zjarrfikës Tajar Alla tha se situata është nën kontroll të plotë. Zjarri ka përfshirë vaskat e betonit me karburant.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook