Ballina Aktualitet Paralajmërimi i NATO-s, “Prishtina do përballet me pasoja serioze”

Paralajmërimi i NATO-s, “Prishtina do përballet me pasoja serioze”

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka paralajmëruar Prishtinën se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës”

Ky proces sipas tij po udhëhiqet “në një moment të papërshtatshëm pa u respektuar procedurat”.

Kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

 

Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, tha Stoltenberg.

Kosova ka paralajmëruar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes tri ligjeve që pritet të miratohen në Kuvend me 14 dhjetor.

Kreu i NATO-s tërhoqi vërejtjen se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë “NATO-ja do ta shqyrtojë angazhimin e tij rreth Kosovës”. I pyetur se për çfarë pasojash bëhet fjalë, Stoltenberg tha se vendimet i takojnë Këshillit të Aleancës Veriatlantike, si organi më i lartë i NATO-s.

“Hapa të tillë e rëndojnë edhe më shumë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, dialogu është mënyra e vetme që të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon. U bëjmë thirrje si Prishtinës ashtu edhe Beogradit që të përmbahen nga provokimet dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme në mënyrë që të ecin kah një e ardhme më e mirë”, tha Jens Stoltenberg.