Ballina Aktualitet Paralajmërohen pindërit, gjobë deri në 10 mijë euro për ata që publikojnë...

Paralajmërohen pindërit, gjobë deri në 10 mijë euro për ata që publikojnë fotot e fëmijëve në Web

Baballarët dhe nënat që duan të publikojnë fotot e fëmijëve minorenë në “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” dhe platforma të tjera sociale, duhet të paguajnë një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Kështu ka vendosur gjykata e Romës me një vendim të 23 dhjetorit 2017.

Këtë lojë e ka hapur rasti i një djali 16-vjeçar që kërkoi mbrojtje kundër nënës së tij, e cila postonte foto dhe komente për të në web.
 
Bëhet fjalë për një precedent unik në Itali për mbrojtjen e minorenëve, edhe pse janë shumë vendime që kanë detyruar prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve ose të heqin fotot e publikuara në faqet e tyre.

Dhe, përveç kësaj në vendimin e gjykatës së Romës, dispozitat që rregullojnë menaxhimin e imazhit të të miturve hyjnë gjithashtu në kushtet e ndarjes dhe të divorcit.

Referenca ligjore që çoi në këtë vendim është në nenin 96 të ligjit mbi të drejtën e autorit, i cili parashikon që portreti i një personi nuk mund të ekspozohet pa pëlqimin e tij, përveç përjashtimeve. Për të mos përmendur që të miturit gëzojnë mbrojtje më të madhe të dhënë nga Neni 16 i Konventës së 1989 për të drejtat e fëmijës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




“Ma vrau ai plehra para syve, e kapi dhe…”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës

Kastriot Myftaraj: Kush është oligarku me 5 yje qeveritare, çfarë fshihet pas tij (Emri)

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Vrasja e Arielës, sociologu shpërthen ndaj gazetarëve: Derdimenë! Nuk të lini as të vdesësh rehat!

“Si u mashtruan paturpësisht banorët e Verrisë për inceneratorin e plehrave nga Edi Rama”

Historia e dashurisë që në gjimnaz për Arielën, familja e Aldisonit thotë se…

Ngjela i përmend me emra: Ja kush janë të korruptuarit e antishqiptarët që nuk punojnë, por fshehin…

“Arielën e dashuronte që i vogël, por…” shoku i ngushtë tregon ndenjat dhe mëritë e Aldisonit

Forumi Ekonomik Botëror jep alarmin: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

U shemb përtokë me 5 plumba, zbardhet telefonata e fundit e Arielës

Artikulli paraprakNjihuni me këlyshin gjigant, më i madhi në Britani
Artikulli tjetërViti i Skënderbeut, çdo dokument i printuar me logon e veçantë