Ballina Aktualitet Parukierja i bën gjëmën nuses, i djeg flokët ditën e dasmës së...

Parukierja i bën gjëmën nuses, i djeg flokët ditën e dasmës së saj

Çuditë nuk kanë të sosur me dasmat këtë vit. Protagoniste këtë herë është bërë nusja e cila ka qenë duke rregulluar flokët në një sallon bukurie. Rasti i çuditshëm është regjistruar në periferi të qytetit të Elbasanit.

Parukieria mesa duket po përpiqej të mbante shumë kunguj nën sqetull dhe ishte e mbushur me punë por gjithashtu e lodhur prej ditës ku kishte punuar gjithë kohës pa ndalim nga fluksi i dasmave këto ditë. Dëshmitarja në vendngjarje tregon se çfarë ka ndodhur ku ka parë kokën e nuses që po merrte flakë. Mesazhi ka ardhur për infoelbasani.al.

“Përshëndetje Infoelbasani. Jam një vajzë nga qyteti ynë.
Kisha shkuar në parukeri për tu rregulluar për një festë familjare. Parkujerja kishte shumë punë.
Po rregullonte dy nuse njëherësh ndërsa unë bashkë me disa të tjera po prisnim radhën.
Në një moment nga koka e njërës prej nuseve po dilte tym. Dhamë alarmin dhe parukierja ndërhyri menjëherë.

Nusja që po rregullohej nisi të ulurash “Ç’më bëre. Më dogje flokët. Më prishe ditën më të bukur të jetës”. Ndërsa parukjerja përpiqej ta qetësonte.
Në parukeri u përhap era e leshit të djegur. Pamë që flokët e nuses ishin djegur.
Më pas parukjerja u përpoq që ta rregullojë por qederi ishte bërë. Ajo ia ngriti flokët nuses që me pjesët e brendshme të mbulonte të djegurat. Grindja mes nuses dhe parukieres ka vazhduar për disa minuta. Nusja doli duke qarë”.