Ballina Aktualitet Pas prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve, rradhën për vetting e kanë…

Pas prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve, rradhën për vetting e kanë…

Reforma në Drejtësi do të prekë edhe psikologët që punojnë në institucionet e drejtësisë.

Psikologët e paaftë apo që kanë marrë vendime abuzive do të përjashtohen nga sistemi, për t’u zëvendesuar me ekspertë të çertifikuar nga Urdhëri i Psikologut. Për herë të parë do të këtë edhe një regjistër me të dhënat e psikologëve.

Institucionet e Drejtësisë do të pastrohen nga psikologët që nuk kanë përgatitjen e duhur për të trajtuar çeshtje që i përkasin fushës së drejtësisë. Urdhri i Psikologëve ka nisur një cikël trajnimesh intensive për ekspertet që do të asistojne në çeshtjet civile dhe penale, ku jane te perfshire kryesisht te miturit. Sipas presidentes së këtij urdhëri, kjo iniciative do t’i japë fund situatës kaotike në fushën e drejtësisë, ku nuk kanë munguar vendimeve abuzive nga psikologët joprofesionistë, me pasoja për te miturit dhe familjarët e tyre.

Kanë punuar edhe persona që nuk kanë qënë profesionistë të fushës, nuk kanë qenë psikologë të mirëfilltë, që do të thotë se janë bërë edhe dëme. Nëse i referohemi divorceve mund t’i kenë lënë fëmijën babait, ndërkohë që mund t’i kishte takuar nënës. Pra psikologë që nuk kanë arritur të kuptojnë dinamikat e familjës. Nëse nuk kupton dinamikat e familjes bën edhe dëme tek të miturit dhe familjet e tyre, dëme që shpesh janë të parikuperueshme.

Po për herë të parë do të ndërtohet edhe një regjistër me të dhënat e eksperteve psikologë. Një iniciative kjo që i vjen në ndihmë edhe reformës në drejtësi.

Po për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet edhe një database, një regjistër të ekspertëve psikologë, të cilëve mund t’ju referohen të gjitha institucionet e drejtësisë për të marrë ekspertë për nevojat e tyre për të gjitha procceset ku përfshihet i mituri, përfshirë edhe proçeset civile.

Pas hyrjes në fuqi te Kodi të proccedures penale per te mitur lindi nevoja për trajnimin e psikologëve që do të përfshihen në procceset e drejtësisë. Një tjetër cikel trajnimi do të filloi në muajin shtator./BW/

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook