Ballina Aktualitet Pas sekuestrimit në Durrës, ‘kokaina ndërron destinacion’, ja ku kapen 1.6 ton...

Pas sekuestrimit në Durrës, ‘kokaina ndërron destinacion’, ja ku kapen 1.6 ton në kamionin me banane të Kolumbisë

Pas sasisë rekord në Durrës, më shumë se 1.5 ton kokainë është sekuestruar në Kolumbi e fshehur në një korsi mallrash.

Sipas mediave belge, sasia e madhe e drogës kishte destinacion Antwerp-in në Belgjikë.

Kokaina u sekuestrua të premten në portin Santa Marta, në bregun e Karaibeve.

“Në kontrollin e zhvilluar në portin e Santa Martas, policia kombëtare e antidrogës konfiskoi 1626 kg kokainë midis një dergese me fruta (banane) me destinacion Antwerp, Belgjikë,” thuhej në deklaratën për shtyp të policisë

LEXO EDHE:  I sekuestrohen 2 milionë euro pasuri bosit nga Durrësi, ja pse akuzohet

“Droga u gjet brenda në kontenier. Ajo ishte e ndarë në 1600 pako jeshile drejtëkëndore, që ishin vendosur në mënyrë strategjike pa u vënë re,” raportoi policia.

Vlera e kokainës në tregun evropian arrin gati 89 milionë dollarë, shkruajnë mediat belge.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook