Ballina Aktualitet Pasi u qëllua me vezë Erion Veliaj jep një ‘këshillë’ për PD:...

Pasi u qëllua me vezë Erion Veliaj jep një ‘këshillë’ për PD: Hodhët 10 vezë e s’më kapi asnjë, stërvituni pak më shumë

Pasi u qëllua me vezë nga të rinjtë e FRPD, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për incidentin që ndodhi para hotel ‘Plaza’.

Më shumë si këshillë, Veliaj iu tha se duhet të stërviten më shumë me shënjestrën.

“Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë”, tha Veliaj, teksa i drejtohej një të pranishmi në dëgjesën me artistët për teatrin.

Incidenti ndodhi sot para dëgjesës, ku një grup të rinjsh nga FRPD kanë qëlluar me vezë kryebashkiakun e Tiranës,në shenje proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar
dhe lejimit të ndërtimit të disa kullave.

Kryebashkiaku shfaqet në këmbë, ndërsa një person i afrohet dhe e qëllon me vezë. Veliaj mbrohet, ndërsa i riu neutralizohet menjëherë nga forcat e sigurisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook