Ballina Aktualitet Pensioni social, cilat janë dokumentet e detyrueshme dhe kushtet ligjore të përftimit

Pensioni social, cilat janë dokumentet e detyrueshme dhe kushtet ligjore të përftimit

Pensioni social, është një mundësi tjetër përftimi për të gjithë ata persona, të cilët kanë mbushur moshën e pensionit, por nuk plotësojnë kushtet nga skema e detyrueshme.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të interesuarit për përfitimin e pensionit social, do t’i duhet të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social-ekonomike.

Të drejtën e paraqitjes së kërkesës për të përfituar pension social e kanë të gjithë ata persona të cilët: “Kanë mbushur moshën 70 vjeç, janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri (të paktën 5 vitet e fundit), nuk plotësojnë kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme, si dhe nuk kanë të ardhura, ose janë më të pakta se një pension social”.

Dosja e dokumentacionit që duhet të dorëzohet në qendrat e përcaktuara të pagesës, duhet të përmbajë:
Fotokopjen e kartës së identitetit
Certifikatë familjare
Deklaratë për gjendjen social-ekonomike
Vërtetimin nga zyra e gjendjes civile që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën
Vërtetim nga organet tatimore nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike
Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës
Vërtetim për ndihmën ekonomike
Deklaratë nëse je aksioner apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike/pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura

Pensioni social duhet të tërhiqet çdo muaj nga përfituesi në qendrat e përcaktuara të pagesës, pasi në të kundërt ajo mund të ndërpritet.

Po kështu, pensioni social ndërpritet në rastet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  TVSH ndaj biznesit të vogël/ Vasili: Qeveria kërkon shpopullimin e Shqipërisë që të vjedhë lirshëm