Ballina Aktualitet Përfshihet nga flakët banesa e familjes shqiptare në itali, plagosen rëndë fëmijët...

Përfshihet nga flakët banesa e familjes shqiptare në itali, plagosen rëndë fëmijët 8 dhe 11 vjeç

Mëngjesin e sotëm një banesë e një familjeje emigrantësh shqiptare eështë përfshirë nga flakët, nga ku kanë mbetur të plagosur dy fëmijët e familjes përkatësisht 8 dhe 11-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Firenzuola, provincë e qytetit të Firenzes, dhe raportohoet se gruaja së bashku me fëmijët e saj kanë marrë plagë të rënda nga djegiet në trup. Gjendja shëndetësore e tyre mësohet se është e rëndë, sidomos ajo e dy fëmijëve, të cilët kanë pësuar djegie në thuajse 50 përqind të trupit. Djali mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa motra e tij ndodhet në reanimacion.  

Nga raportimet e para të policisë italiane bëhet e ditur se ende nuk janë zbuluar shkaqet e plota të rënies së zjarrit, por dyshohet se  se kanë qenë fëmijët të cilët e kanë nisur zjarrin duke lozur me shkrepëse pranë divanit, që mori flakë dhe zjarri u përhap më pas nëpër shtëpi. Megjithatë, autoritetet në vendin fqinj vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.