Ballina Aktualitet Përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas, ARRSH: Ja kur do të hapet autostrada

Përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas, ARRSH: Ja kur do të hapet autostrada

Punimet në segmentin rrugor Kashar-Vorë, pjesë e autostradës Tiranë–Durrës, duket se kanë përfunduar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore, informojnë se nga e premtja deri të hënën në orën 06:00 të mëngjesit, aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së Dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook