Ballina Aktualitet “I përjashtuan se folën keq për Bashën”, reagimi i Pd-së së Vlorës...

“I përjashtuan se folën keq për Bashën”, reagimi i Pd-së së Vlorës ndaj denoncimit të Patozit: Shpifje, ja e vërteta

Denoncimi i ish-deputetit të Pd-së, Astrit Patozi, për përjashtimin e 3 anëtarëve të selisë blu në Vlorë pasi kishin kritikuar Bashën, ka sjellë së fundmi një tjetër reagim.

Reagimi ka ardhur nga dega e Pd-së në Vlorë, e cila ka mohuar kategorikisht variantin e ish-deputetit, duke e cilësuar denoncimin e tij, shpifje.

Selia blu në Vlorë, ka deklaruar gjithashtu se emrat e përmendur nga Patozi, janë larguar me dëshirë nga postet e tyre në Pd.

Deklarata e plotë:
Partia Demokratike Dega Vlorë hedh poshtë shpifjet për përjashtim të anëtarëve të kryesisë së kësaj dege.
Në respekt të anëtarëve të PD të Vlorës, të demokratëve në të gjithë Shqipërinë dhe të qytetarëve që na besojnë dhe votojnë për ne, ju informojmë për të vërtetën e padeformuar.
Në mbledhjen e datës 10.02.2018, kryesia e PD të Vlorës respektoi plotësisht statutin e Partisë Demokratike, pa përjashtuar askënd.
Përsa u përket personave të përfolur si të përjashtuar, e vërteta është se:
1-Dritan Kokoshi, anëtar i hershëm i PD dhe aktiv në veprimtaritë politike të PD, është dorëhequr me mirëkuptim për arsye personale. Ai mbetet anëtar i vleresuar dhe i respektuar.
2-Asqeri Bulla, prej më shumë se 8 muaj, është tërhequr nga aktivitetet politike të degës duke mos ushtruar detyrën e anëtarit te Kryesisë.
3-Mirela Shekaj, drejtuese departamenti, nuk e ushtron detyrën e saj prej 8 muajsh.
Në mbledhjen e datës 10.02. 2018, Kryesia e PD Vlorë formalizoi detyrimin statutor, që parashikon zëvendësimin e anëtarit të kryesisë, nëse ai nuk merr pjesë në mbledhje 6 muaj rresht.

LEXO EDHE:  "I dashur Lulzim, çoje PD-në tek Check Up-i i Ramës", ish-deputeti demokrat ironizon Bashën

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook