Ballina Aktualitet Përkeqësohet moti, priten reshje të shumta gjatë pasdites, ja zonat që mund...

Përkeqësohet moti, priten reshje të shumta gjatë pasdites, ja zonat që mund të përmbyten

Sot pasdite, (e martë, dt.07) priten reshje në të gjithë territorin, më të shumta pasdite vonë dhe në mbrëmje.

Lokalisht, mbi 45mm/24orë në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në fund të ditës së sotme (e martë, dt.07) dhe deri në mëngjesin e ditës së nesërme (e mërkurë, dt.08) për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, ekziston MUNDËSIA e problemeve të përmbytjeve të VOGLA lokale, kryesisht në zona urbane, në VARËSI TË GJENDJES SË RRJETIT TË KANALIZIMEVE.

Nesër priten reshje më të pakta dhe me kohëzgjatje më të shkurtra, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Temperaturat

Gjatë ditës së nesërme temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

– Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në 11 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 16 °C

– Në vendet e ulëta: Përkatësisht 9 / 15 °C

– Në vendet malore: Përkatësisht 6 / 9°C.

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në zonën jugperëndimore deri e fortë.