Ballina Aktualitet Përkujtohen të vrarët e “21 janarit”- Rama: Ngjarja i adresohet…

Përkujtohen të vrarët e “21 janarit”- Rama: Ngjarja i adresohet…

Kanë kaluar 7 vjet nga ngjarja tragjike e “21 janarit”, ku nga protestat në bulevard mbetën disa qytetarë të vrarë. 

Në ndërrim të viktimave, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë homazhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Rama ka mbledhur në kryeministri familjarët e viktimave, ku i kujton atyre plagët që janë shkaktuar gjithashtu dhe në politikë, duke theksuar se “të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë por drejtësia nuk vonon. “Vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën, e shpërthen mllëfi i padurimit, që i adresohet politikës, qeverisë, mua pa dyshim”.

“Në këtë ditë të vitit, për ata burra që u vranë në këtë Bulevard 7 vite më parë, është kthyer në një moment të pazakontë përkujtimi, në një boshllëk të drejtësisë së munguar. Një pasqyrë kombëtare e betejës së shpallur në 3 vitet e fundit për një reformim drastik të sistemit të drejtësisë ku në çdo hap përballemi me celulat anti-reformë.

Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi nuk janë më në jetë prej 7 vitesh. Fëmijët e tyre 7 vite më të rritur, plaga e padrejtësisë në shpirtin e familjarëve, 7-fish më e madhe. Të vjen në mend shprehja latine: “Ja vlen të shkatërrosh botën për të vendosur drejtësinë në këtë, apo atë jetë”.

Ka ikur dhe një vit tjetër, dhe drejtësia ka vonuar sërish. Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë por drejtësia nuk vonon. Vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën, e shpërthen mllëfi i padurimit, që i adresohet politikës, qeverisë, mua pa dyshim,” shprehet Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook