Ballina Aktualitet Përmbytjet në Shkodër/ Reagon Basha: Gjendja po përkeqësohet nga ora në orë,...

Përmbytjet në Shkodër/ Reagon Basha: Gjendja po përkeqësohet nga ora në orë, qindra familje të izoluar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me përmbytjet në Shkodër.

Basha shkruan se gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë dhe qindra familje kanë mbetur të izoluara nga uji.

“Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën”, thekson Basha.

Postimi i Bashës

Gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë. Qindra familje janë të izoluara nga uji. Dhjetëra prej tyre janë evakuuar vetëm orët e fundit. 
Shkarkimet e ujit nga KESH vazhdojnë në nivele të larta. Sipërfaqja e përmbytur është dyfishuar brenda dy ditësh. 
Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën.
Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme por KRIMINALE! 
I bëj thirrje shtabit të emergjencës ti kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës. Çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Paralajmëroj çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë, se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale.

Picture 1 of 14

Në Bashkinë Shkodër, në të gjithë territorin e saj vazhdojnë reshjet e shiut.
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë:
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4118 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç:
Deri në këto momente, janë mbi 1415 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan 330 ha, fshati Shirq 310 ha, fshati Suka-Dajç 140 ha, fshati Dajç 220 ha, fshati Darragjat 140 ha, fshati Samrisht i Ri 120 ha, fshati Samrisht i Vjetër 50 ha, fshati Pentar 20 ha, fshati Belaj 50 ha , fshati Rrushkull 35 ha. Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta të ushtrisë në rrugën kryesore. Rruga Shirq-Darragjat kalohet me varka. Rruga e Pentarit është duke u bllokuar.Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 7.10 cm dhe ka tendencë rritjeje. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foragjere dhe jonxhe 835 ha
2. Bime dekorative 81 ha
3. Vreshte 0,5 ha
4. Grurë 29 ha
5. E pakultivuar 469.5 ha
Në total banesat që janë të bllokuara nga uji janë mbi 194 të ndarë sipas fshatrave : 42 ne fshatin Shirq , 19 ne Mushan, në Belaj 20 , ne Darragjat 15, ne Samrisht te vjeter 80, ne Suka 11 banesa nga ku një lagje totalisht e izolume me 8 banesa, Samrisht i Ri 6 , Dajç 1 shtëpi totalisht e izoluar.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit .Niveli është 20 cm pa ​dalë nga argjinatura. Janë 26 shtëpi të rrezikuara.
Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Në Obot janë rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji nga ku në 12 prej tyre ka hyrë uji .Në Muriqan në 8 shtë 8 shtëpi ka hyrë uji . Në Goricë 40 shtëpi ka rrethuara nga uji. Në lagjen Gallube në 4 shtëpi ka hyrë uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje.Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1. Jonxhe 713 Ha
2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8. Agrume 1Ha
9. Tunele 1
10. Pemëtore 3
11. Perime 2
12. E pakultivuar 310 Ha
Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 dhe 2 si pasojë e përmbytjeve, janë jashtë funksionit.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata
për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme! 11 atentate me tritol dhe asnjë i dyshuar, policia nuk hedh dritë mbi ngjarjet

Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1050 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1. Fshati Trush 550 ha
2. Fshati Bërdicë e Madhe 250 ha
3. Fshati Bërdicë e Mesme 100 ha
4. Fshati Bërdicë e Sipërme 150 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 700 Ha
2. Grurë 50 ha
3. E pakultivuar 300 Ha
Janë të rrethuara nga uji 10 shtepi ne fshatin Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 30 ne fshatin Trush.
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 260 Ha tokë :
1. Fshati Baks 160 ha
2. Fshati Ças 100 ha 
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 110 ha
2. Grure 10 ha
3. E pakultivuar 140 ha
Janë të rrethuara nga uji 5 shtëpi : 2 ne Baks-Rrjoll dhe 3 në Baks i Ri.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje.

Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç e ndarë në kultura bujqësore si më poshtë:
1. jonxhe 5 ha
2. grurë 2ha
3.e pakultivuar 3 ha

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore minimalisht 7 ditore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 51 t
2. Bar i thatë 20 t

Kërkojmë një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook