Ballina Aktualitet Përplasje në kufi mes Policisë Shqiptare dhe katër shtetasve grekë. Ja çfarë...

Përplasje në kufi mes Policisë Shqiptare dhe katër shtetasve grekë. Ja çfarë u zbulua

Ndalohen nga Policia e Shtetit , në Kakavijë, 20 persona të cilët janë nisur për të marrë pjesë në varrimin e Kostandino Kacifas në Bularat. Duke ju referuar burimeve nga policia e shtetit ,ndalimi i personave në kufi është bërë  pas një raportimi për objekte dhe simbole ekstremiste. Mes tyre dhe një grup nga Qipro janë ndaluar dhe kthyer në kufi për arsye sigurie.

Katër prej personave të ndaluar u janë gjetur materiale, simbole dhe objekte me kuptime ekstremiste dhe nacionaliste të cilat janë sekuestruar tashmë. Personat të cilëve nuk u është bërë ende I njohur identiteti, po proçedohen penalisht nga policia e shtetit për nxitje nacionaliste.

Kushdo që po hyn në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandino kacifas, po intervistohet nga Policia e Shtetit, Policia kufitare dhe Antiterrori. Janë marrë të gjitha masat për ruajtjen e rendit gjatë ceremonisë por dhe në oret në vijim, për të parandaluar përplasje nacionaliste midis shtetasve.