Ballina Aktualitet Pezullimi i ligjit 7501/ Reagon deputetja e PD: Ky grup uzurpatorësh kanë...

Pezullimi i ligjit 7501/ Reagon deputetja e PD: Ky grup uzurpatorësh kanë zhdukur të gjithë pronën private

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me pezullimin e ligjit 7501.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku kryeministri Rama është përkujdesur që të sulmojë sistematikisht pronarët e tokave duke kërkuar që t’u rrëmbejë atyre pronën që u takon.

“Kjo qeveri mund të perifrazohet si një grup uzurpatorësh që kanë zhbërë të gjithë institucionet qeveritare dhe kanë zhdukur të gjithë pronën private duke ua rrëmbyer pronarëve në interes të pakicës. Duke vepruar kështu kanë prodhuar një pabarazi të tillë ku oligarkët e pushtetit janë të vetmit që përfitojnë ligje ekskluzive për të rrëmbyer pronat të pa shqetësuar nga kurrgjë. Të njëjtën skemë zbatoi edhe komunizmi për 5 dekada, ku ligjëroi tjetërsimin dhe zhbërjen e pronës private duke prodhuar varfëri dhe duke mbjellë vdekjen e një kombi”, theksoi Tabaku.

Postimi i deputetes:

Në mbrojtje të pronës private!
Në pesë vjet qeverisje, kryeministri Rama është përkujdesur që të sulmojë sistematikisht pronarët e tokave duke kërkuar që t’u rrëmbejë atyre pronën që u takon. E nisi me Ligjin e Investimeve Strategjike, pastaj me Ligjin e ri që nuk kthen e nuk kompenson pronën dhe tanimë me vendimin që pronarëve mos t’u kthehet toka nëse ka një investitor strategjik që e kërkon atë.
Pesë vjet me radhë pronarët kanë qenë një nga shtresat më të diskriminuara për pronën që u takon si trashëgimi dhe sipas çdo të drejte. Sipas vendimi të qeverisë të miratuar këtë javë, qeveria paturpësisht i jep përparësi investitorit për pronën që i takon dikujt tjetër, duke shkelur me këmbë jo vetëm Kushtetutën e vendit por edhe një nga pikat e rëndësishme të vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

LEXO EDHE:  Policia kanadeze ndalon Kristian Prengën në mes të festës : "A mund të bëjmë një foto me juve? "

Kjo qeveri mund të perifrazohet si një grup uzurpatorësh që kanë zhbërë të gjithë institucionet qeveritare dhe kanë zhdukur të gjithë pronën private duke ua rrëmbyer pronarëve në interes të pakicës. Duke vepruar kështu kanë prodhuar një pabarazi të tillë ku oligarkët e pushtetit janë të vetmit që përfitojnë ligje ekskluzive për të rrëmbyer pronat të pa shqetësuar nga kurrgjë. Të njëjtën skemë zbatoi edhe komunizmi për 5 dekada, ku ligjëroi tjetërsimin dhe zhbërjen e pronës private duke prodhuar varfëri dhe duke mbjellë vdekjen e një kombi.
Aty ku ka tokë shtetërore i jepet privatit për pallat. Aty ku ka teatër ndërtohet qendër tregtare. Aty ku ka stadium ndërtohet kullë. Aty ku ka tokë të privatit përsëri i jepet oligarkut e jo pronarit të ligjshëm të tokës që të përfitojë veç oligarku. Çdo ligj që kanë sjellë në parlament, çdo vendim qeverie ka qenë sulm ndaj të drejtës legjitime të pronarit dhe nuk ka mbrojtur këtë të fundit.
Zgjidhja e vetme për këtë katrahurë është bërja nul e nenit që u merr pronën pronarëve në ligjin e Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht rishikimi i plotë i Ligjit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Për sa kohë prona private nuk do të trajtohet me respekt ne kurrë nuk do të kemi lirinë, pasi prona private dhe liria janë të pandashme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook