Ballina Aktualitet Pezullohet procedura për ndërtimin e HEC-it, Rama: Kanionet e Skraparit nuk do...

Pezullohet procedura për ndërtimin e HEC-it, Rama: Kanionet e Skraparit nuk do të preken

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë për qytetatrët, sidomos për ata të Skraparit, duke njoftuar se procedura për ndërtimin e një HEC-i në kanionet e Skraparit, do të pezullohet.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kryeministri i vendit, përmes një postimi në faqen e tij ‘Facebook’.

Postimi në Facebook:

“KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet

Falenderoj qytetarët, që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes, “shqipëriaqëduam.al” dhe të gjithë të tjerët, që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë.

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar.

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua, apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook