Ballina Aktualitet Pjeshka përfundon në pranga, kërkoi 200 mijë lekë për të mos vënë...

Pjeshka përfundon në pranga, kërkoi 200 mijë lekë për të mos vënë gjobën

Policia ka arrestuar një inspektor të tatimeve, pasi i kërkoi një qytetari nga Lushnja 200 mijë lekë.

“Seksioni për Hetimin e Korrupsionit  u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, pasi më datë 8 mars 2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet proceduriale  iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të Klodjan Pjeshkës, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, shkruan policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook