Ballina Aktualitet Plagosën pronarin e autoservisit në Laç, indentifikohen tre vëllezërit që qëlluan 43-vjeçarin...

Plagosën pronarin e autoservisit në Laç, indentifikohen tre vëllezërit që qëlluan 43-vjeçarin (Detaje)

Janë identifikuar nga policia autorët e dyshuar për plagosjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vaun e Dejës.

Sipas policisë autorët kanë qenë tre vëllezër të cilët kanë qëlluar me armë shtetasin 43-vjeçar Ermir Simoni, pronar i një servisi automjetesh në Laç.

Njoftimi i policisë

Identifikohen autorët e ngjarjes së djeshme ku ka mbetur i plagosur shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Laç-Vau i Dejës

Më datë 11.05.2018, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

A. B. 26 vjeç, T. B. 24 vjeç, K. B. 19 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pasi për motive të dobëta, në një servis automjetesh në Laç, Vau i Dejës, kanë plagosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin, E. S., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  TIRANË/ Qëllohet me pistoletë Punonjësi i Policisë, sherr përballë lokalit

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha. Materialet iu referuan

Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78-22 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook