Ballina Aktualitet Plagosi rëndë 52-vjeçarin pas konfliktit, pranga të riut nga Hasi (Emri)

Plagosi rëndë 52-vjeçarin pas konfliktit, pranga të riut nga Hasi (Emri)

Policia e Kukësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi ka tentuar të vrasë një 52-vjeçar me armë zjarri.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, arrestuan në flagrancë shtetasin Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

Sipas të dhënave, i plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 e 278 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook