Ballina Aktualitet Plagosi me thikë prindërit për të dashurën, gjykata merr vendimin për 25-vjeçarin...

Plagosi me thikë prindërit për të dashurën, gjykata merr vendimin për 25-vjeçarin nga Durrësi

Ka ardhur vendimi nga Gjykata e Durrësit për ngjarjen e rëndë që ndodhi disa ditë më parë, ku një i ri plagosi me thikë prindërit e tij pas sherrit për të dashurën.

Gjykata e Durrësit ka shpallur mos kompetencën për çështjen e Hajri Nezirit, 25 vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij, Destan dhe Asie Neziri.

Në caktim e masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25 vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe mos kompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.

“Arrest më burg” është dhënë si masa paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Rënda.

75-vjeçari Destan Neziri dhe 64-vjeçarja Asie Neziri u goditën me thikë pasditen e së mërkurës nga djali i tyre 25-vjeçar Hajri Neziri. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ndërsa dëshmitare në ngjarje ishte edhe e fejuara e Hajriut, e cila siç raportohet u bë edhe “molla e sherrit”.

Në sherr e sipëri i riu goditi të atin në fyt dhe në fytyrë, ndërsa nënën në bark. Fatmirësisht të dy i shpëtuan plagëve të marra. 75-vjeçari është shtruar në repartin e kirurgjisë, ndërsa bashkëshortja e tij pritet të dalë nga reanimacioni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook