Ballina Aktualitet Plagosje me thikë në Shkodër, 20- vjeçari në gjendje të rëndë

Plagosje me thikë në Shkodër, 20- vjeçari në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme, një person u plagos me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës,në afërsi të zonës së njohur si Shkolla Pyjore. 

Motivet nuk dihen ende, por i plagosuri Niko Podja 20 vjeç është dërguar në spital me 4 plagë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar Aus Zef  Pali, vijojnë hetimet për zbardhjen  e shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.