Ballina Aktualitet Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet 17-vjeçari

Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet 17-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar pasi dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit  të Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të një plagosje të ndodhur mesditën e sotme në Durrës, shtetasin D.L.17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, në lagjen Nr.15, Spitallë, Durrës dyshohet  se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin  A.Gj. 16 vjeç,  banues  në Durrës, i cili  ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e  mjekëve.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, ku ndodhet i  shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook