Ballina Aktualitet Plas flluska: Tregtarët e Bitcoin në Shqipëri përballen me humbjen

Plas flluska: Tregtarët e Bitcoin në Shqipëri përballen me humbjen

DrragosWarrior, edhe pse emri duket sikur ka dalë nga personazhet e filmave vizatimorë, është pseudonimi që një i ri nga Tirana përdor në një nga faqet e tregtimit online të Bitcoin në Shqipëri.

Në faqen LocalBitcoin, ai ka vendosur numrin e kontaktit për të gjithë ata që duan të tregtojnë monedhën virtuale në Shqipëri. Por duket se gjërat nuk po shkojnë mirë për tregtarët e kriptovalutave në vend. I kontaktuar nga “Monitor” dhe i pyetur se si e pret ecurinë e kriptovalutës më të madhe në tregjet ndërkombëtare, djali me pseudonimin DragosWarrior, tha se nuk mund të bënte asnjë parashikim se si do të shkonin gjërat.

Megjithatë, është e qartë se gjërat nuk janë fare mirë. Në tetor të vitit që lamë pas, sipas të dhënat të së njëjtës faqe operonin pesë “tregtarë” të kripto valutave në qytetin e Tiranës, ndërsa aktualisht janë vetëm tre prej tyre.

Çmimet e kriptomonedhave kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit, pasi arritën nivele marramendëse të këmbimit.

Vlen për t’u theksuar se Shqipëria, ndryshe nga Kosova, ka pasur më shumë të zhvilluar format pasive të investimit në kriptovaluta, pra më shumë shit/blerje të valutave virtuale. Në ndryshim, në Kosovë ka qenë më shumë i zhvilluar prodhimi i Bitcoin. Sipas të dhënave të Doganës Kosovë, pati një bum të importit të pajisjeve kompjuterike, të cilat shërbejnë për prodhimin e njësive të kriptovalutave. Gjithashtu edhe në faqet online të tregtimit, përpos shitjes së kriptovalutave, ka pasur një bum të shitjeve të pjesëve kompjuterike.

 Shfryrja e një flluske të paralajmëruar

Të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar vazhdimisht mbi rreziqet që mbart përdorimi i monedhave virtuale. Autoriteti Bankar Europian në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për kujdes ndaj përdorimit të monedhave virtuale, veçanërisht Bitcoin. EBA paralajmëronte se me rritjen e popullaritetit të monedhave virtuale, duhet të bënin kujdes dhe të ishin të ndërgjegjshëm lidhur me rreziqet që lidhen më përdorimin e tyre.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë dhe AMF, deklaruan se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licencuar prej tyre. E kontaktuar nga Monitor, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.

Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon se nuk ka pasur asnjë kompani të licencuar për tregtimin e Bitcoin në Shqipëri./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprakElton Hoxhallari pendohet për vrasjen e Kasmit, pranon akuzën: Po, jam bashkëpunëtor!
Artikulli tjetërAksidenti fatal në Elbasan, identifikohet kalimtarja që humbi jetën (Emri)