Ballina Aktualitet Plas sherri te Komisioni i Integrimit, Duma-Sadri Abazit: Ule zërin me mua,...

Plas sherri te Komisioni i Integrimit, Duma-Sadri Abazit: Ule zërin me mua, kujdes kur flet

Mbledhja e Komisionit të Integrimit është shoqëruar me debate të forta mes deputetes së PD, Grida Duma dhe socialistit Sabri Abazi.

Sherri ka plasur pasi Grida Duma ka qenë duke folur me Genc Pollon dhe ish-ministrin Bledi Çuçi ndërkohë që zv.kryeministrja Senida Mesi po raportonte për prioritetet në reformimin e Administratës Publike.

Në këtë moment ka ndërhyrë socialisti Sadri Abazi, i cili ka urdhëruar demokraten të pushojë.

Abazi: Pusho ti moj se nuk do te dëgjojmë ty ne.

Duma: Po ti çfarë ke!? Kujdes kur flet këtu.

Abazi: Kujdes unë, apo…

Duma: Rri urte, ule zërin…

Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash ti…

Pollo: Ngrije sa të duash, por mbaje mbyll…

Duma: Kujdes kur flet me mua se e shef pastaj..

Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon. Se s’komunikon me mua ashtu ti.

Pollo: Ja me këtë qershi mbi tortë po mbyllim këtë pikë të rendit të ditës.

Duma: Kujdes kur flet..

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook