Ballina Aktualitet Plas sherri te Komisioni i Ligjeve, demokratët kërkojnë llogari për Xhafajn: Jeni...

Plas sherri te Komisioni i Ligjeve, demokratët kërkojnë llogari për Xhafajn: Jeni bërë palaço

Deputetët e PD kanë marrë pjesë sot në Komisionin e Ligjeve ku u fol për çështjen “Xhafaj”.

Ndonëse kanë marrë pjesë dhe deputetë të cilët nuk janë anëtarë të komisionit ato kanë nisur fjalën me denoncimin dhe qëndrimin që duhet të mbahet për çështjen Xhafaj, ndërkohe që shumica ka kërkuar vijimin e rendit të ditës.

Pas vijimit të debateve PD ka braktisur punën e komisionit.

Debati

Ulsi Manja: Sallën e ke në kat të dytë, bëni deklarata mbani qëndrime sa të doni

Klevis Balliu: A ka mundësi të marr fjalën unë, nuk do arrini dot të vazhdoni të mbroni cdo ministër të brendshëm të lidhur me drogën. Më shumë përgjegjësi keni ju që i mbroni se sa ata vetë

Shameti, vazhdon fjalën

Balliu: I keni bërë punimet palaço, jemi bërë palaço nga i pari te i funditm dje mbronit Tahirin, sot e keni në arrest shtëpie,

Manja: Ke munguar këtë javë

Balliu: i keni znerrë gjithë mafioze, gazetarët, opozita, ndërkohë që i keni mafiozët te partia juaj. Njërit e vratë në burg, pasi i droguat shqptarët po i vrisni.

Manja: Ju lutem të jemi racional, vazhdojmë me rendin, me nenin…

Balliu: të gjitha ligjet i jeni bërë nul, ke e keni vettingun në polici, ku e ke se je marrë me të gjitha, ku e ke

Manja: Ju lutem

Balliu: nuk ka, nuk të kanë votuar shqiptarët për të mbrojtur drogën

Bardh Spahia: E turpshme, bëheni palë me krimin

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook