Ballina Aktualitet Platforma e re në arsimin parauniversitar: Përgjysmohen lëndët, zgjaten orët mësimore

Platforma e re në arsimin parauniversitar: Përgjysmohen lëndët, zgjaten orët mësimore

Ministria e Arsimit së bashku me një grup mësuesish, prindërish, nxënësish dhe psikologësh propozuan reduktimin e lëndëve nga gjashtë në tre në ditë, në këtë mënyrë do të zgjatet ora e mësimit.

Duke reduktuar numrin e lëndëve në ditë, do të zgjaten orët e mësimit. Që prej 1 shkurtit mësimi për çdo lëndë nuk do të zgjasë më 45 minuta, por 90 minuta.

Zbatimi i kësaj platforme në sistemin parauniversitar synon më pak ngarkesë tek nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

“Do të kishim kohën që të zhvillonim eksperimente, projekte apo detyra klase dhe të bashkëpunonim me njëri-tjetrin dhe mësuesit të shihnin sesa të përgatitur jemi ne në klasë”, thotë nxënësja Julia Sulstarova.

“Kjo ngarkesë më e pakët do të bëjë që përqendrimi i nxënësit në vetëm 3 lëndë të jetë më produktiv në aspektin e të nxënit”, shprehet psikologia Olta Jaçellari.

Duke e vlerësuar si arritje të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët, Kryeministri Rama e paraqiti këtë si një prej atyre rasteve kur njerëzit e zakonshëm ecin më shpejt se zyrtarët e shtetit për të gjetur zgjidhje.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i gjykatëses/ Kryeministri Rama: Krokodilët që lotojnë për ...

“Zgjidhje që nganjëherë janë si veza e Kolombit, por që grupe të tëra ekspertësh nuk arrijnë dot t’i gjejnë me këtë efikasitet që vjen dhe nga halli, siç e tha vetë zonja që e ka propozuar se ne këtu na solli halli, sepse kemi gjithmonë stresin që a do e përballojë, apo nuk do e përballojë fëmija, të gjithë atë ngarkesë për ditën e nesërme”, u shpreh ai.

Kjo u quajt si nisma e parë e ndërveprimit me njerëzit e zakonshëm. Rama tha se e mira e platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët është se shmang filtrat e burokracisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook