Ballina Aktualitet “Pluhuri misterioz” në mitingun e PD, shifrat e të helmuarve në spital...

“Pluhuri misterioz” në mitingun e PD, shifrat e të helmuarve në spital bëhen alarmante. Ja sa kanë arritur

Nga informacionet që na vijnë nga Ministria e Shëndetësis numri i të lënduarve nga “pluhuri misterioz” në mitingun e ditës së djeshme të PD ka arritur shifrën e 140 pacientësh të prekur që kanë shfaqur të njëjtat simptoma si të vjella, marrje mendsh dhe skuqje sysh.

Ndiqni më poshtë njoftimin e Ministrisë së Shëndetsisë :

“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur nga afër dhe me shqetësim gjatë gjithë ditës së sotme gjendjen e pacientëve të paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas incidentit të ndodhur në aktivitetin e Partisë Demokratike. Nga shërbimi i urgjencës së okulistikës, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur. Janë 140 raste të paraqitura për të marrë ndihmën e parë, ku midis tyre 14 pacientë janë shtruar.

Aktualisht në shërbimin e okulistikës në QSUT, po marrin shërbim 7 pacientë. Gjendja e tyre është e stabilizuar por mosnjohja e agjentit shkaktar ka imponuar monitorimin nga afër të tyre për ndonjë komplikacion të mundshëm. Edhe pacientët që janë paraqitur më vonë shprehin të njëjtat shenja klinike, të një intoksikacioni (helmimi), si: skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme.

Pas komunikimeve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend raportohet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste me suspekt konjuktivit si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnozë. Ministria e Shëndetësisë vijon komunikimet me organet shtetërore kompetente ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes.”