Ballina Aktualitet Po festonin Vitin e Ri duke transportuar drogë, kapet gomonia me 6...

Po festonin Vitin e Ri duke transportuar drogë, kapet gomonia me 6 kuintal lëndë narkotike

Policia Kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanza a bërë të mundur finalizimin e një tjetër operacioni ndërkombëtar antidrogë.

Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në patrullim kanë informuar njësitë e Guardia di Finanza në Pulia dhe menjëherë është ngritur avioni i Frontex duke patrulluar zonën detare ku nga radaret e QNOD ishte gjurmuar një mjet lundrues i dyshimtë.

Si rezultat është bërë e mundur interceptimi i një gomoneje rreth 6 metra më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike që lëvizte në ujra ndërkombëtare.

Pas ndjkejes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shtetas shqiptar me inicialet A.Gj. 55 vjeç dhe një italian me inicialet A.D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë.

Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intesiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook