Ballina Aktualitet Po kalonte rrugën me kufje në vesh, i riu përplaset nga kamioni

Po kalonte rrugën me kufje në vesh, i riu përplaset nga kamioni

Në aksin e rrugës kombëtare Elbaan-Cërrik , në vendin e quajtur “Ura e Zezë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku një 28-vjeçar është përplasur nga një kamion. 

I aksidentuari i ka ndërprerë rrugën kamionit dhe është përplasur mbi asfalt nga automjeti i cili pavarësisht manovrimit nuk ka mundur dot ta evitojë aksidentin. Mësohet se personi i aksidentuar ka qenë me kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar paralajmërimin e rrezikut me bori të drejtuesit të kamionit.   

Ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur gjendja e të aksidentuarit 28-vjeçari është transportuar menjëherë për në spitalin e Elbasanit, ndërsa drejtuesi i automjetit, 26-vjeçari me iniciale K.SH., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.    

Ndërkaq bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi K.Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, duke drejtuar mjeti kamion me targa AA 549 HL, ka askidentuar këmbësorin shtetasin I. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Valas Elbasan, i cili u traportuan në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjeksore”, njofton policia