Ballina Aktualitet Po kërkoni punë në administratë, ja pozicionet e lira dhe si të...

Po kërkoni punë në administratë, ja pozicionet e lira dhe si të aplikoni

Nëse po kërkoni një vend pune në administratë, atëherë hidhini një sy këtyre mundësive.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpallur 33 vende të lira pune, për pozicione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Doganave, për pozicionin Përgjegjës Sektori, në Sektorin Task Forcë, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 është shpallur një vend vakant.

Ndërkohë, një vend i lirë pune është edhe për pozicionin Përgjegjës sektori, në Sektorin e Analizës dhe Raportimit, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 dhe një tjetër vend është shpallur për Përgjegjës sektori, në Sektori Operativ Antitrafik, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B, III-a/1.

Janë shpallur 4 vende të lira pune në për pozicionin Inspektor Grupi Operativ Antitrafik, në Sektorin Operativ Antitrafik, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV-a/ dhe një tjetër vend për Koordinator për Skanimet, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria C1, Kategoria e pagës III-a.

Po nga një vend pune i lirë është shpallur edhe për Përgjegjës sektori, në Sektori për Mallrat e Rrezikshme, Dual Use, Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B, III-a/1 dhe Përgjegjës sektori, në Sektori të Kontrollit të Deklarimeve CASH, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B. III-a.

Sipas njoftimi një vend pune i lirë është shpallur për pozicionin Inspektor Antikontrabande, në Sektorin e Antikontrabandës Detare, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV-a, ndërsa 5 vende për po të njëjtin pozicion në Sektorin Antikontrabandës Toksore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook