Ballina Aktualitet “Po pastronte armën, por ajo u shkrep papritur”, 57-vjeçari përfundon në spitalin...

“Po pastronte armën, por ajo u shkrep papritur”, 57-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

Një 57-vjeçar është plagosur aksidentalisht këtë të premte, teksa po pastronte armën e tij të gjahut.

Burri ndodhej në shtëpinë e tij, kur u vetëplagos aksidentalisht me armën e tij të gjahut, që sipas policisë dispononte leje për të.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Yrshek dhe sipas të dhënave 57-vjeçari B.F ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Në Spitalin e Traumës, rreth orës 13.45, ka shkuar shtetasi B.F., 57 vjeç, i cili është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu (çifte).

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që po pastronte armën e gjahut në banesën e tij në Yrshek.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi B.F, dispononte leje për armën e gjahut.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook