Ballina Aktualitet Po transportonte dru kontrabandë, përmbyset në rrugë mjeti, dy persona të plagosur...

Po transportonte dru kontrabandë, përmbyset në rrugë mjeti, dy persona të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moglicë nga ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nje automjet i ngarkuar me dru kontrabandë ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas drejt spitalit të traumës në kryeqytet.

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar.

LEXO EDHE:  FOTO/ Municione dhe drogë brenda karburantit, ja kush janë dy vëllezërit korçarë (Emrat)

Mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rendë. Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet në përmasa shqetësuese në juglindje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook