Ballina Aktualitet Policia Bashkiake bllokon tre plazhe private në Vlorë, nuk potësonin parametrat e...

Policia Bashkiake bllokon tre plazhe private në Vlorë, nuk potësonin parametrat e sigurisë

Me të nisur sezoni turistik, policia bashkiake e Vlorës ka nisur një aksion ndaj atyre plazheve private që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se deri më tani janë bllokuar 3 plazhe private.

Mësohet se ky aksion do të vijojë në bregdetin e Vlorës nga Plazhi i Ri deri në Orikum.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook