Ballina Aktualitet Policia rrugore pezullon 39 leje drejtimi gjatë kontrolleve të ushtruara

Policia rrugore pezullon 39 leje drejtimi gjatë kontrolleve të ushtruara

Policia rrugore ka pezulluar 39 leje drejtimi gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugët e kryeqytetit dhe në autostradën Tiranë Durrës gjatë fundjavës.

Alkooli dhe shpejtësia e lartë janë dy prej problemeve që konstatohen më shpesh, teksa një 21-vjeçar nga Korça lëvizte me 169 kilometra në orë.

Ndërkohë, janë shoqëruar në komisarit disa përdorues alkooli. Policia thotë se në Selitë u ndalu drejtuesi i mjetit shtetasi D.A, 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pas testit të alkoolit ai rezultoi me 0.72 mg/l dhe testi i dytë 0.74 mg/l. Në kryeqytet u pezulluan 21 leje drejtimi, ndërsa në autostradë 18./oranews