Ballina Aktualitet Policia vijon operacionet antidrogë në Karaburun, kapen 457 kg drogë në Vlorë,...

Policia vijon operacionet antidrogë në Karaburun, kapen 457 kg drogë në Vlorë, disa të arrestuar (Foto)

Policia e Vlorës ka njoftuar se ditën e sotme ka kapur 457 kilogram lëndë narkotike në Bristan.

Operacionet antikanabis kanë vijuar pas kapjes së gomones në Mal të Zi, e dyshuar se do të mbushej me kanabis në Karaburun.

Ndërkohë që janë arrestuar dhe disa persona, mes tyre dhe shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit  pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.

Gjatë operacionit antikanabis, ku në ujrat territoriale të Gadishullit të Karaburunit u pikas gomonia me 3 shtetas malazezë në bord dhe pas 24 orë ndjekje në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcën, Helikopterin e FA, QNOD, GdF në Shqipëri e Itali të koordinuar nga Zyrat reciproke Ndërlidhëse të policive, si edhe me Policinë, Marinen Ushtarake e Rojen Bregdetare të Malit të Zi, u kap me 3 shtetas malazezë në bord, njoftojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP. Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF  kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej.

Në Bristan u sekuestrua sot edhe 456.9 kg Cannabis Sativa, në 21 pako.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë për veprën Penale ”Trafikimi i narkotikëve”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook