Ballina Aktualitet Porti i Durrësit emëron drejtorët e rinj të Financës dhe Teknikës, ja...

Porti i Durrësit emëron drejtorët e rinj të Financës dhe Teknikës, ja emrat

Të rinjtë e diplomuar me rezultate të larta në Universitetet e Durrësit dhe Tiranës, si dhe profesionistët e mirëfilltë të qytetit bregdetar janë në vëmendjen e politikave të punësimit në APD.

Ditët e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme Ekzekutive të APD-se janë emëruar dy drejtorë të rinj, përkatësisht në Drejtorinë Teknike dhe Zhvillimit, si dhe në Drejtorinë e Financës, Ekonomisë dhe Administrimit.

Bledar Voka është emëruar Drejtor i Drejtorisë Teknike dhe Zhvillimit në APD. 

Voka ka punuar në Drejtorinë Ekzekutive të APD, si jurist, dhe më pas si Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve Publike (Janar 2015 – maj 2016).

Bledar Voka ka kryer Shkollën e Lartë Universitare, si dhe Masterin e Shkencave në të Drejtë Civile gjatë periudhës 2009 – 2014. 

Më parë ai është çertifikuar si Programues Kompiuteri në Firenze (Itali), dhe nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”. Po ashtu ka zhvilluar një sërë trajnimesh në periudha të ndryshme “Për Prokurimet Publike”, etj.

Derand Ahmetaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Financës, Eknomisë dhe Administrimit. 

Që nga viti 2007 ai ka punuar në disa nga Bankat më të rëndësishme të nivelit të dytë në vend, ndërsa gjatë vitit të fundit ka kryer detyrën e Drejtorit të Departamentit të Tregut dhe Produkteve (për kontrollin dhe menaxhimin e Degëve për buxhetin) në një nga Bankat në Tiranë.

Ahmetaj është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, dega e Financës në Universitetin e Tiranës (2006-2009), ndërsa më vonë ka kryer Masterin Shkencor në degën e Administrimit Publik, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.fio

Që nga viti 2006, Derand Ahmetaj ka marrë pjesë në një sërë seminaresh trajnuese brenda dhe jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Bum ndryshimesh në polici, ja emrat e shefave të rinj

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook