Ballina Aktualitet Prej dy ditësh në errësirë, nesër pritet kthimi i energjisë në Lazarat

Prej dy ditësh në errësirë, nesër pritet kthimi i energjisë në Lazarat

Pas shirave të dendur që shkaktuan probleme në të gjithë vendin, fshati i Lazaratit në Gjirkoastër, prej dy ditësh vuan mungesën e energjisë elektrike.

Mësohet se shkak i kësaj situate që ka lënë pa energji elektrike banorët e fshatit të njohur, është bërë rrëzimi i një shtylle të tensionit, pas motit të keq që përfshiu vendin.

Bëhet me dije se shtylla ka rënë pasi ndodhet pranë lumit, ndaj dhe elektriçistët e kanë patur të pamundur të ndërhyrjen. 

Njoftohet se nesër do të bëhet i mundur kthimi i energjisë elektrike në fshat.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook