Ballina Aktualitet I premtuan se do të punësohej si mësuese, mashtrohet 35-vjeçarja, arrestohen dy...

I premtuan se do të punësohej si mësuese, mashtrohet 35-vjeçarja, arrestohen dy autorët

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy persona pasi akuzohen për mashtrim.

Dy të arrestuarit, respektivisht 28 dhe 52 vjeç, banues në Tiranë i kanë marrë një shumë eurosh 35-vjeçares nga Fieri pasi i kanë premtuar se do ta ndihmonin të emërohet mësuese në Tiranë.

“Më datë 13.02.2018, u referuan materialet më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Xh.M i dënuar më parë, 28 vjeç, dhe L.M, 52 vjeç, respektivisht banues në Tiranë e Fier, pasi me anë të mashtrimit, se do ta ndihmonin të emërohej mësuese në Tiranë, i kanë marrë një shumë eurosh shtetases A.P, vjeç 35 banuese në Fier. Neni 143 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook