Ballina Aktualitet Presidenti grek telefonon Janullatosin: Dhënia e shtetësisë vulos sjelljen shembullore

Presidenti grek telefonon Janullatosin: Dhënia e shtetësisë vulos sjelljen shembullore

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve.

Sakaq, Pavlopulos u shprehu urime për dhënien e shtetësisë shqiptare, që sipas tij është “një veprim që vulos sjelljen disavjeçare shembullore të Janullatosit, si një një qytetar shembull i Shqipërisë”.

Mësohet se ditën e nesërme, Presidenti grek Prokopios Pavlopulos, do të komunikojnë me telefon me Presidentin Ilir Meta, për t’i shprehur atij falënderimet e tij të ngrohta.

“Kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë rekomandon, përveç kësaj, një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të ANA-MPA, agjencia shtetëore greke e lajmeve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook