Ballina Aktualitet Presidenti Ilir Meta viziton Kishën e Shën Mhillit në Pustec

Presidenti Ilir Meta viziton Kishën e Shën Mhillit në Pustec

Gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Pustecit, Presidenti i Republikës Ilir Meta uron minoritetin maqedonas për festat.

Meta është pritur ngrohtë nga banorët e Pustecit në vizitën e tij falenderuese dhe mbështetëse për minoritetin maqedonas atje.

Ai ka marrë mirënjohje të thella dhe nga nënkryetari i Bashkisë së Pustecit, Andon Jani dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Gjatë vizitës së tij në Pustec, pohoi se: “Në kuadrin e Vitit të rëndësishëm mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, është rënë dakort me përfaqësuesit e Bashkisë së Pustecit, të vlerësojmë disa nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kësaj zone dhe personalitetet me peshë, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm për këtë zonë, por për të gjithë Shqipërinë”.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta tha se: “Do të vlerësohet Sterjo Spasse, biri i komunitetit maqedonas, i cili ka kontribuuar në mënyrë të veçantë, jo vetëm për historinë e njohur të kësaj treve, por edhe duke qenë pjesë e lëvizjes patriotike të rilindjes dhe ka ngritur në veprat e tij çështje të ndryshme sociale dhe kulturore nga të cilat ka vuajtur vendi ynë”.

“Në mënyrë të veçantë edhe vepra e tij ‘Pse?’ mbetet aktuale dhe një apel për dilemat që shtrohen për zgjidhje në shoqërinë tonë, veçanërisht për të rinjtë të cilët nuk duhet të largohen nga vendit, por duhet të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, – theksoi Presidenti Meta.

“Çdo vit do të kujtohen ngjarjet kulturore rajonale në promovim të figurave historike, por edhe të vlerave të veçanta që ka ky rajon për të motivuar talentet e reja dhe veçanërisht të rinjtë, të qëndrojnë këtu dhe të japin kontributin e tyre për ta kthyer këtë zonë në një qendër të rëndësishme rajonale ekonomike dhe turistike”, – tha Presidenti Meta.

Në foton më poshtë Meta ka vizituar dhe Kishën e Shën Mhillit, ku duket të ndezë qiri në shenjë urimi ndaj banorëve për festën e Shën Naumit dhe Krishtlindjet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook