Ballina Aktualitet Presidenti Meta firmos dekretin e dytë, i jep gradën madhore “Gjeneral Brigade”,...

Presidenti Meta firmos dekretin e dytë, i jep gradën madhore “Gjeneral Brigade”, kolonel Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar sot me gradën madhore “Gjeneral Brigade”, kolonel Bajram Begaj.

Në një njoftim për shtyp të Presidencës, bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH ”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes presidenti Meta ka dekretuar kolonel Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, me gradën madhore “Gjeneral Brigade””.

Dekreti i firmosur nga Presidenti, hyn në fuqi menjëherë, sipas njoftimit për shtyp të Presidencës.

Kujtojmë që para disa ditësh, Presidenti Meta urdhëroi dekretin e parë duke i dhënë gradën madhore “Gjeneral Brigade”, kolonel Bardhyl Myrteza Kollçaku-t.