Ballina Aktualitet Presidenti Meta uron Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, nënave dhe motrave!

Presidenti Meta uron Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, nënave dhe motrave!

Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e sotme festën e 8 Marsit, të gjithë grave shqiptare.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkuran: Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook