Ballina Aktualitet Presidenti Meta viziton laboratorin e Institutit të fëmijëve që nuk shikojnë, ja...

Presidenti Meta viziton laboratorin e Institutit të fëmijëve që nuk shikojnë, ja mesazhi audio që regjistroi për to

Presidenti Meta ka vizituar ditën e sotme me rastin e festës së 8 Marsit laboratorin e Institutit të fëmijëve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”.

Meta ka regjistruar një mesazh audio për fëmijët që nuk shikojnë, një fragment nga libri “Zemra” e De Amicis me titull “Nëna ime”

“Kur të bëhesh burrë i pjekur e i rrahur nga dallgët e jetës, sa e sa herë, o Erik, do ta thërrasësh nënën tënde me mall e me brengë në shpirt, vetëm e vetëm që t’ia dëgjosh edhe njëherë zërin, që ta shikosh edhe njëherë kur të të hapë krahët, e ta pushtosh duke qarë me ngashërim si ndonjë fëmijë i mjerë, që nuk ka asnjë mbrojtje e ngushëllim…Ta dish, o Eriku im, se dashuria e nënës është dashuria më e shtrenjtë në botë, e mjerë ai që e shkel…Kurrë mos nxirr më prej goje ndonjë fjalë të ashpër për atë që të dha jetën”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook