Ballina Aktualitet Presidenti Nishani reagon, angazhim maksimal për situatën

Presidenti Nishani reagon, angazhim maksimal për situatën

Presidenti Republikës Bujar Nishani ka reaguar përsa i përket situatës së rëndë që ndodhi dje në mitingun e PD ku 72 qytetarë u helmuan e midis tyre dhe kreu i partisë demokratike Lulëzim Basha. 

Njoftimi nga Presidenca :

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.”