Ballina Aktualitet Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim z. Bujar...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim z. Bujar Osmani

Në takimin që u zhvillua sot në orën 11, Meta priti z. Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Meta, përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana parlamentit të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë.

Presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

LEXO EDHE:  Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, Berisha: Fitore historike

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook