Ballina Aktualitet Presidenti turk Erdogan mbërrin në Athinë, pritet nga forca të shumta sigurie...

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Athinë, pritet nga forca të shumta sigurie dhe…

SHPËRNDAJE

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Athinë, duke u bërë presidenti i parë turk që shkon në një vizitë zyrtare në Greqi pas 65 vitesh.

Siç shihet dhe në foto presidenti është pritur në një mënyrë madhështore dhe nga forca të shumta sigurie.

Erdogan do të takojë rreth orës 12 homologun e tij grek Prokopis Pavlopoulos dhe disa zyrtarë të tjerë, përpara se të niset ditën e nesërme për në krahinën verilindore të Trakës për tu takuar me minoritetin mysliman.

Presidenti turk do të takojë rreth orës 13:30 kryeministrin Alexis Tsiprias, me të cilin do të zhvillojë dhe një konferencë për shtyp.

“Kjo vizitë është një mundësi për të bërë hapa përpara në miqësinë midis dy vendeve”, ka deklaruar kryeministri Tsipras.

Gjatë kësaj vizite do të flitet rreth çështes qipriote, dhe për një bashkëpunim për marrëdhëniet ekonomike dhe përkrizën e refugjatëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook