Ballina Aktualitet Prishja e Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj qëllohet me vezë në shenjë revolte...

Prishja e Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj qëllohet me vezë në shenjë revolte (Video)

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë pak para se kryebashkiaku Erion Veliaj të takohej me artistët që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se kanë qenë një grup të rinjsh nga FRPD që kanë qëlluar me vezë kryebashkiakun e Tiranës,në shenje proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar
dhe lejimit të ndërtimit të disa kullave.

Në video kryebashkiaku shfaqet në këmbë, ndërsa një person i afrohet dhe e qëllon me vezë. Kryebashkiaku mbrohet, ndërsa i riu neutralizohet menjëherë nga forcat e sigurisë.

Ai kundërshton dhe dëgjohet të përdorë fjalët: “Mos prekni me dorë”, “mos prekni me dorë”, “oligarkë”, “plehra”!


Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook