Ballina Aktualitet Protesta e 27 Janarit/ Deputeti i LSI: Opozita do sjellë jo vetëm...

Protesta e 27 Janarit/ Deputeti i LSI: Opozita do sjellë jo vetëm revoltën e qytetarëve, por edhe

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një deklaratë për mediat ka bërë publike axhendën politike të LSI për vitin 2018.

Luan Rama tha se tre janë prioritetet e LSI-së për 2018: Integrimi, reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Gjithashtu deputeti foli dhe për protestën që do zhvillojë opozita në 27 janar.

“Në 27 janar do sjellim revoltën dhe shqetësimin qytetar me qëllim që viti 2018 të jetë viti i luftës së vendosur kundër krimit shtetëror dhe kundër varfërisë. LSI dhe grupi parlamentar është në të njëjtën linjë duke evidentuar integrimin evropian dhe ne do kontribuojmë për këtë proces. LSI do vazhdojë të rrisë presionin e papërgjegjshmërisë së qeverisë. LSI do ushtrojë angazhimin dhe presionin mbi mazhorncën për të realizuar reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore”– tha Luan Rama.

Luan Rama: LSI dhe grupi parlamentar është në të njëjtën linjë duke evidentuar si prioritet apo kredon politike të 2018, integrimin europian të vendit. Jo vetëm do të ushtrojmë presion mbi qeverinë dhe  strukturat e saj por do të jemi kontributorë aktivë që Shqipëria të çelë negociatat me BE, si tregues i seriozitetit, angazhimit dhe përgjegjësisë që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë dhe interesave europiane të vendit.

Gjithashtu LSI do të vazhdojë dhe rrisë presionin mbi papërgjegjshmërinë e qeverisë në mënyrë që viti 2018 të jetë viti i realizimit, i implementimit, i zbatimit të reformës në drejtësi si një kusht i rëndësishëm jo thjesht në kuadër të integrimit të vendit por si një kusht i rëndësishëm për të kthyer, për të vendosur dhe konsoliduar legjitimitetin kushtetues të institucioneve ligjzbatuese, institucioneve të drejtësisë dhe të gjitha institucioneve të këtij vendi për ti mbrojtur ato nga kapja, abuzivizmi dhe shpërdorimi i pushtetit.

Me të njëjtin angazhim sikundër për procesin e integrimit europian dhe realizimin e reformës në drejtësi, LSI do të ushtrojë angazhimin e vet, presionin pozitiv mbi mazhorancën për të realizuar reformën zgjedhore.

Luan Rama rezervoi edhe një përgjigje për akuzat e kryeministrit Rama dhe mazhorancës ndaj kësaj partie.

LEXO EDHE:  "Lules së këputur duhet t’i shkulim rrënjën", po tallet LSI me Bashën?!

Vija e demarkacionit midis nesh dhe të tjerëve është integrimi europian, reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, interesi qytetar, interesi publik, interesi kombëtar i Shqipërisë europiane.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook