Ballina Aktualitet Protesta në sytë e ndërkombëtarëve, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Protesta në sytë e ndërkombëtarëve, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

‘Mijëra përkrahës të opozitës shqiptare protestuan kundër qeverisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar’, e nis përshkrimin gazeta  ‘The Washington post’.

Protestuesit e udhëhequr nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë me thirrje “Rama ik”.

Ata mbajtën parulla anti-qeveritare, flamuj shqiptarë e të Bashkimit Evropian dhe hodhën gurë e sende të forta drejt godinës së qeverisë Ministrisë së Brendshme.

Image

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook